Aktualitet

Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit Meta për Kodin e ri Zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit Meta për Kodin e ri Zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Kanë qenë 96 deputetë të Kuvendit, që kanë votuar për rrëzimin e dekretit të Metës. Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare.

Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH