Aktualitet

Kuvendi njeh kërkesën e PD për grupin e saj parlamentar, Berisha zyrtarisht jashtë

Shkruar nga Liberale
Kuvendi njeh kërkesën e PD për grupin e saj parlamentar, Berisha

Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vëtëdeklarua si pjesë e grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi ka njohur kërkesën e selisë blu për përjashtim.

“Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH