Aktualitet

Kuvendi nis me debate për Ahmetajn, PS kundër ndryshimit të rendit të ditës

Shkruar nga Liberale
Kuvendi nis me debate për Ahmetajn, PS kundër ndryshimit të

Seanca plenare e kësaj të enjte të 13 korrikut ka nisur me debate mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, pas dy kërkesave të ardhura nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, për të futur në rend të ditës kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Bardhi kërkoi edhe praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një debat të hapur publik në Kuvend, veçanërisht pas ngjarjes së Fushë-Krujës.

Kërkesat janë hedhur poshtë nga mazhoranca, e cila i quajti si të “pa baza” dhe “politike”.

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, u shpreh se mazhoranca e ka dhënë dakordësinë për SPAK-un që të bëjë drejtësinë, por se procedurat në Kuvend duhet të realizohen sipas Kushtetutës.

Nga ana tjetër, ministrja për marrëdhëniet e Shtetit me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh se Qeveria e saj ka bërë një herë e mirë ndarjen e politikës me drejtësinë.

Sipas saj nuk mund të flitet sot për heshtjen e Ramës, pasi ai nuk e përdor politikisht drejtësinë.

Duke vijuar më tej në argumentin e saj, socialistja tha se për “Ramën s’ka argument që e bën atë pis në raport me drejtësinë”.

“Unë uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën e tyre, për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi”.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi gjithashtu që të flitej për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Ahmetaj.

Ai iu drejtua përfaqësuesve të mazhorancës dhe tha se duhet të dalin kokulur dhe t’i kërkojnë falje shqiptarëve.

Lajmi në përditësim...

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH