Kuvendi ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Mësohet se 95 deputetë votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër.
Po ashtu, 5 deputetë refuzuan që të votonin, ndërsa asnjë prej ligjvënësve nuk abstenoi.
Pagat për punonjësit e administratës do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet që rroga mesatare të arrijë në 900 euro.
Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në komision për rritjen e tyre, ndërkohë që reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh.