Aktualitet

Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Shkruar nga Liberale
Kuvendi miraton raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Kuvendi ka miratuar me 104 votat pro të mazhorancës raportin e Komsionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kundër raportit janë shprehur 7 deputetë, 2 të tjerë kanë abstenuar, ndërsa një votë është konsideruar e pavlefshme. Ndërkohë që tanimë, pritet edhe votimi nominal, pra emër për emër i deputetëve.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka deklaruar: “Projektvendim për miratimin e raportit përfundimtar për hetimin e shkeljeve të rënda nga presidenti i republikës.

Pro kanë votuar 104 deputetë, 7 kanë votuar kundër, 2 kanë abstenuar, 1 e pavlefshme. Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor. Do të kalojmë në votimin nominal”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH