Aktualitet

Kuvendi miraton kërkesën e PS, gati ngritja e Komisionit të…

               Publikuar në : 14:18 - 26/11/20 liberale

Kuvendi ka miratuar kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty.

Ngritja e këtij komisioni është miratuar me 83 vota pro, ndërsa 10 deputetë kanë votuar kundër dhe 10 të tjerë kanë abstenuar.

Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare iu bëri thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të jenë pjesë e komisionit.

Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back