Aktualitet

Kuvendi miraton “anti-shpifjen”, 82 deputetë votojnë pro

Shkruar nga Liberale
Kuvendi miraton “anti-shpifjen”, 82 deputetë votojnë pro

Me 82 vota pro, mazhoranca miratoi sot në Kuvend paketën antishpifje. 13 deputetë votuan  kundër kësaj pakete, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Me paketën e re, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca për gjobitjen dhe deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se kanë publikuar shpifje apo lajme të rreme.

Gazetarët e kundërshtojnë, duke argumentuar se AMA nuk mund të marrë kompetenca që i takojnë gjykatës.

Fjala e fundit i takon Presidentit Ilir Meta, nëse do ta dekretojë ligjin apo do e rikthejë për shqyrtim në Parlament.

Nisur nga qëndrimet e tij publike të deritanishme shanset janë të mëdha për kthimin e këtij ligji. Madje këtë e paralajmëroi edhe Rama sot në Kuvend.

Rama: Nga sot të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që kanë në dispozicion një instrument që do ta vëmë në punë pas Vitit të Ri se Presidenti do të na e kthejë para Vitit të Ri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH