Aktualitet

Kuvendi mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Shkruar nga Liberale
Kuvendi mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Parlamenti ka nisur punimet në seancën e sotme me një minutë heshtje për 51 viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Heshtja është kërkuar nga kreyparlamentari Gramoz Ruçi, i cili tha se duke qenë seanca e parë pas tërmetit, duhet të nderoheshin 51 viktimat.

"Në kujtim dhe nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit iu ftoj të mbani një minutë heshtje. U prehshin në paqe", tha Ruçi.

Ditën e sotme pritet të votohet projekt-buxheti i vitit 2020, kryeprokurori i ri dhe rezoluta anti-ruse./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH