Aktualitet

Kuvendi Kombëtar i PD miraton statusin e ri (të gjitha ndryshimet). Ja sa delegatë ishin prezentë

Shkruar nga Liberale
Kuvendi Kombëtar i PD miraton statusin e ri (të gjitha ndryshimet). Ja

Kuvendi Kombëtar i PD-së, i cili u zhvillua në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kishte planifikuar të kishte 5715 delagatë, ndërkohë delegatë pjesëmarrës ishin 4254.

Ndërkohë, Kuvendi Kombëtar i PD-së pas fjalimit të Bashës miratoi statutin e ri, me disa ndryshime.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur të shtunën miratoi ndryshimet në statutin e partisë dhe në bazë të ndryshimeve, Lulzim Basha bëhet edhe kreu i grupit parlamentar.

Një tjetër ndryshim në statut parashikon reduktimin e kompetencave të sekretarit të përgjithshëm.

Kuvendi ka miratuar ndryshime edhe lidhur me anëtarësinë e PD.

Kështu, në statutin e ri thuhet se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. Pra, të gjithë demokratët që kandiduan në 14 maj apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nuk do të jenë më anëtarë të PD,

Më ndryshimin e statutit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë. Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post të cilin e mbante Gazment Bardhi.

Një tjetër ndryshim statutor që u miratua është e përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera. Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.

“Në ndryshimet Statutore që ju propozohen sot është bërë një përcaktim i qartë i Partisë Demokratike si një parti e qendrës së djathtë dhe e mbështetur mbi vlerat e lirisë individuale, të besimit në Zot, të respektit për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Partia Demokratike beson se liritë dhe të drejtat politike, liritë dhe të drejtat ekonomike, liritë dhe të drejtat fetare, liritë dhe të drejtat për të pasur secili kuptimin e tij mbi jetën dhe qëllimin e saj, janë të pandashme.

Partia Demokratike mbron shenjtërinë e familjes; e sheh familjen si vendin, strehën, shtratin më të natyrshëm dhe më ideal ku mund të rriten fëmijët dhe ku ata, dhe vetëm ata, janë në qendër të saj. Familja dhe fëmijët janë qeliza themelore që përbën shoqërinë.

Ndarja e pushteteve, qeverisja e kufizuar dhe e kontrolluar, përgjegjshmëria fiskale, lufta ndaj fenomeneve të korrupsionit, monopoleve si dhe pastrimi i politikës nga lidhjet kriminale përbëjnë detyrimin kryesor të Partisë Demokratike.

Ndryshimet e propozuara vlerësojnë kontributin e jashtëzakonshëm të Diasporës Shqiptare dhe përcaktojnë si një detyrim thelbësor të Partisë Demokratike garantimin e plotë të të drejtave politike, ekonomike dhe shoqërore të saj.

Në këtë Statut bëhet ndarja përfundimtare me ata që ishin pjesë e vetëdijshme e strukturës së pushtetit politik, e strukturës së dhunës, e Sigurimit të Shtetit dhe asaj të propagandës së regjimit kriminal komunist. Dënimi i krimeve të komunizmit dhe i veprës së gjithë atyre që morën pjesë në mbajtjen gjallë të atij regjimi, përmes bashkëpunimit në këto krime, është përcaktuar si detyrim Statutor i Partisë Demokratike.

Ndryshimet qe I propozohen këtij Kuvendi janë një hap përpara për modernizimin e mënyrës së funksionimit të partisë dhe një qartësim te pozicionit dhe vizionit të saj politik. Për shumë kohë Partia Demokratike kishte humbur identitetin e saj politik e për pasojë strukturat ishin ngurtësuar dhe nuk kishin eficiencën elektorale të nevojshme për një parti që synon të jetë alternativë qeverisëse.

Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme dhe roli vendimmarrës i anëtareve në përzgjedhjen e kandidatëve të pushtetit qendror dhe atij lokal, duke ngushtuar kompetencën që kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim.

Për herë të parë janë shtuar kompetencat e Këshillit Drejtues të Qarkut i cili do të ketë një rolë të konsiderueshëm në konsultimin me anëtarët e partisë për përcaktimin e kandidatura për Deputet dhe për Kryetar Bashkie.

Këshillit Drejtues i Qarkut për herë të parë do të ketë dhe përgjegjësi për organizimin partiak vendor si dhe për zbatimin nga ana e degëve të urdhrave, udhëzimeve dhe rregulloreve të nxjerra nga organet qendrore të Partisë Demokratike duke jetësuar frymën e decentralizimit të përcaktuar në këtë Statut.

Është fuqizuar roli i anëtarit duke e vendosur atë në qendër të organizimit të partisë. Iniciativa personale e çdo anëtari do të jetë themeli i ku do të ngrihet struktura e Partisë Demokratike.

Është decentralizuar vendimmarrja dhe organizimi lokal duke i lënë hapësirë vetë organizimit të degëve duke e bërë strukturën më fleksibël dhe më të përshtateshe për nevojat e secilës prej tyre.

Është zvogëluar roli i organeve monokratike dhe i është dhënë rëndësi e veçantë organeve kolegjiale duke i shtuar kompetencat në organizimin e partisë dhe në vendimmarrjet politike. Në Partinë Demokratike pushtetin do ta kenë anëtarët dhe institucionet dhe jo më individët e përveçëm.

Është bërë e qartë ndarja e pushteteve brenda institucioneve të partisë duke garantuar pavarësinë e tyre ku rolë të rëndësishëm ka marrë Komisioni i Apelimit i cili do të jetë një garanci për respektimin e dispozitave të këtij statutit nga të gjithë anëtarët dhe organet drejtues.

Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktësitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore.”

Mes pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

NENI 47 SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

1) Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë, si dhe për funksionimin e përditshëm të saj. Ai organizon dhe ndjek zbatimin e akteve të nxjerra nga organet qendrore të partisë në degët e PDSH-së.

2) Sekretari i Përgjithshëm ndihmohet nga Sekretariati në ushtrimin e kompetencave të tij. Anëtarët e Sekretariatit zgjidhen nga Këshilli Kombëtar.

3) Në mungesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë mund të komandojë një nga anëtarët e Sekretariatit të ushtrojë funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm. Komandimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj

NENI 48 GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit

Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve

të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

4) Grupi Parlamentar i PDSH-së:

a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit

dhe interesave të PDSH-së;

b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij

në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;

c) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH