Aktualitet

Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet më 18 dhjetor, Tabaku: S’do ketë ndryshime statutore

Shkruar nga Liberale
Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet më 18 dhjetor, Tabaku: S’do

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar këtë të martë në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ku foli për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Ajo tha, se siç u deklarua një ditë më herët, do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar, e do të mbahet më datë 18 dhjetor.

Ky sipas saj është dhe vendimi i marrë me shumicë votash nga kryesia. Ajo tha se qëllimi i Kuvendit do të jetë se si do të vijohet me aksionin politik, duke qenë se jemi para zgjedhjeve lokale, si dhe shtoi se do të diskutohet për rifreskimin e strukturave.

Nuk do të diskutohen ndryshime statuti?

Jorida Tabaku: Një kuvend ka dhe ajo është caktuar me vendim kryesie. Kuvend do të jetë ai i datës 18 dhjetor. Më pas takime çdokush mund të mbajë. Por Kuvendi zyrtar e që merr vendime do të jetë ai 18 dhjetorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH