Aktualitet

Kuvendi Kombëtar i Bashës, zbulohet mesazhi për delegatët

Shkruar nga Liberale
Kuvendi Kombëtar i Bashës, zbulohet mesazhi për delegatët

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike iu ka dërguar një mesazh delegatëve. Në këtë komunikim, delegatëve iu kërkohet që të bashkohen ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar në orën 11:00, te Pallati i Kongreseve.

Mesazhi thekson se pjesëmarrja tregon se interesi i demokratëve dhe PD-së është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar, nesër, e shtunë, datë 18 dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”,-thuhet në mesazhin e dërguar nga PD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH