Globi

Kuvendi i Kosovës voton më 3 shkurt qeverinë e Kurtit

Shkruar nga Liberale
Kuvendi i Kosovës voton më 3 shkurt qeverinë e Kurtit

Kryesia e Kuvendi të Kosovës, ka vendosur që me datë 3 shkurt në ora 11 të mbahet seanca plenare për votimin e qeverisë së re të Kosovës.

Vendimi i Kryesisë së Kuvendit, pason një kërkesë nga ana e mandatarit për formimin e qeverisë, lideri të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, për caktimin e seancës plenare. Por, Kurti ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çka e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votave në Kuvend për formimin e qeverisë së re.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një paraqitjeje për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje midis LDK-së dhe VV-së para datës 3 shkurt.

“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do të mund ta ndalë formimin e qeverisë Kurti”.

Përkundër kërkesës së LDK-së, që pozita e kryeparlamentarit t’iu takojë atyre për një vit, Konjufca tha se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH