Aktualitet

Kuvendi i hap rrugën SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt

Shkruar nga Liberale
Kuvendi i hap rrugën SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt

Kuvendi ka miratuar heqjen e imunitetit të Arben Ahmetatj duke i hapur kështu rrugën SPAK për arrestimin e tij.

Votimi u mbyll me 117 vota pro dhe 3 abstenim.

Seanca e posaçme nisi sot në orën 10:00, ku pas rreth një orë diskutimesh, u mbyll me votimin.

Ky ishte hapi i fundit që i takon Kuvendit të Shqipërisë për këtë procedurë ligjore, teksa tani i hapet rruga SPAK për të vijuar me procesin ligjor për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH