Aktualitet

Kuvendi i Berishës/ Delegatja nga Gjirokastra shpall kandidaturën për kryetare bashkie

Shkruar nga Liberale
Kuvendi i Berishës/ Delegatja nga Gjirokastra shpall kandidaturën

Një nga delegatët e PD-së në kuvend sot ka mbajtur një fjalim të pazakontë që ka shkaktuar të qeshuara. Enkelejda Muçi pasi falënderoi ish-kryeministrin Berisha, tha se kishte ndërmend të kandidonte për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse PD nuk do ta pranonte ajo do kandidonte si e vetme.

“Unë jam mbesa e Bajo dhe Çerçiz Topullit. Përshëndes zonjën Kokolari edhe pse nuk njihemi sepse tregoi se Gjirokastritët janë demokratë. Kam vendosur se nëse PD nuk e pranon kandidaturën time do të kandidoj si e pavarur. I kam thënë kryetarit të Bashkisë se do ta marr karrigen. Unë gjithashtu jam mbështetëse e thekur e Trump. Më vjen keq që në PD askush nuk e mbështeti presidentin Trump dhe për këtë kam bërë debat.

Shpresoj që në zgjedhjet e 2024 PD të jetë mbështetëse e Trump sepse ishte i vetmi që donte të shkatërronte lidhjet e Soros për shkatërrimin e demokracive , jo vetëm në Shqipëri. Komunistët të vrasin me plumb, por tani të vrasin non-grata. E djathta botërore po sulmohet . Ta mbajnë PD si gjënë më të çmuar që na ka mbetur në jetë dhe ta shëndoshim me parimet konservatore sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të rinjve që nuk duan të ikin”, ka thënë ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH