Aktualitet

Kuvendi i Berishës, Basha mbledh Kryesinë në selinë blu

Shkruar nga Liberale
Kuvendi i Berishës, Basha mbledh Kryesinë në selinë blu

Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Klan News raporton se mbledhja pritet që të mbahet në orën 18:00.

Takimi do të zhvillohet pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të iniciuar nga Sali Berisha. Delegatët vendosën që të votojnë me votim të fshehtë shkarkimin e Bashës për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

Ky vendim më pas do të kalojë në të gjitha degët ku përmes një referendumi do të pyetet e gjithë anëtarësia e PD.

Delegatët votuan po ashtu për shkarkimin e nënkryetarëve të PD-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Partisë.

Po ashtu u vendos krijimi i një komisioni të përkohshëm për rithemelimin që do të përbëhet nga 29 anëtarë. Ky komision do të ketë kompetenca deri në Kuvendin e 22 marsit që do të votojë rishikimin e statutit dhe zgjedhjen e organeve të reja të Partisë Demokratike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH