Aktualitet

Kushtetuesja, Soreca: KED të finalizojë listat për anëtarët e tjerë

Shkruar nga Liberale
Kushtetuesja, Soreca: KED të finalizojë listat për

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas miratimit të anëtarit të ri për Gjykatën Kushtetuese, Altin Binajt nga Kuvendi. Përmes një shënimi në Twitter, ai i bën thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti.

Soreca-s thotë se funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.

Postimi i plotë:

Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ishtë thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH