Aktualitet

Kushtetuesja nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

Shkruar nga Liberale

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar se duhet që të nisë procesi për hartimin e rregullores.

“Duhet të fillojë procesi për hartimin e rregulloreve. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri qëndron Vitore Tusha”, u shprehën anëtarët e GJK.

Njoftimi për mediat i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e sotme të datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon:

Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8557/2000 (i ndryshuar);

Të ngarkojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit;

Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja e) të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar;

Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në mbledhjen e gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH