Aktualitet

Kushtetuesja/ Komisioni i Venecias takon nesër Bashën

               Publikuar në : 20:29 - 13/02/20 liberale

Komisioni i Venecias do të zhvillojë një takim ditën  premte me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Takimi do të zhvillohet në mëngjes në ambientet e hotel “Rogner” dhe të pranishëm do të jenë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

Takimi vjen në kuadër të vizitës në Tiranë të Komisionit, në lidhje me çështjen e Kushtetueses, ku pati një ngërç mes qeverisë dhe Presidentit për zgjedhjen e anëtarëve të Kësaj gjykate.

Ditën e sotme, Komisioni u takua edhe me presidentin Meta, i cili kërkoi opinionin e këtij institucione në lidhje me këtë çështje./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back