Aktualitet

Kushtetuesja i drejton 3 pyetje Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit

Shkruar nga Liberale
Kushtetuesja i drejton 3 pyetje Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit

Nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot 3 pyetjet të cilat ia ka dërguar Komisionit të Venecias për të arritur në një përfundim për kushtetuetshmërinë apo jo të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Nëse ka apo jo kompetencë për të gjykuar kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, cili parim duhet të prevalojë periodiciteti apo pluralizmi dhe a e bënë detyrën partitë dhe institucionet për t'i garantuar shqiptarëve të drejtën e zgjedhjes janë tre pikëpyetjet e Gjykatës Kushtetuese.

"Pyetja nr. 1 A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?

Pyetja nr. 2 Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?

Pyetja nr. 3 Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?"

Kujtojmë se 3 javë më parë, pas 9 orësh seancë maratonë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike. Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, e cila sot është ish kryetare pasi pak javë më parë në krye të shoqatës së Bashkive u vendos Pjerin Ndreu.

Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit në datën 14 tetor. Komisioni i Venecias do të japë një opinion këshillimor, e cila do të përdoret nga Gjykata Kushtetuese si pjesë argumentuese për të marrë një vendim në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Megjithatë, ajo që është interesante për t'u evidentuar është se referuar axhendës së Komisionit të Venecias, publikuar në faqen zyrtare, vetëm nga Shqipëria kërkesa për opinion është bërë nga një Gjykatë Kushtetuese. Kërkesat e tjera të shteteve vijnë nga ministra dhe deputetë, dhe jo nga një Gjykatë Kushtetuese siç nga ndodhur me Shqipërisë. Në shtete të tjera psh. si Ukraina, kërkesa për opinion është bërë nga zëvendës Kryeministri. Ngjashëm është edhe për shtete të tjera, si Gjerogjia, ku kërkesa për opinion është bërë nga kryetari i parlamentit. Sakaq edhe vende të tjera si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Armeni, Maqedonia e Veriut, Malta, Ukraina evidentohet fakti se kërkesat për opinion janë bërë nga politikanë, apo funksionarë të qeverive përkatëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH