Aktualitet

Kushtetuesesja nis punën me shqyrtimin e çështjes së parë

Shkruar nga Liberale
Kushtetuesesja nis punën me shqyrtimin e çështjes së

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të martë seancën e parë gjyqësore, që prej “zhbllokimit” të saj nga ngërçi mbi 2-vjeçar për shkak të mbetjes pa gjyqtarë.

Çështja që bëri bashkë për herë të parë shtatë anëtarët aktualë të Kushtetueses ishte dërguar para kësaj trupe nga gjyqtari i Tiranës, Erion Bani. Ai kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të një pike të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit gjyqtarët e Shkallës së Parë mund të shqyrtonin kërkesat për rishikimin e vendimeve të dhëna në mungesë nga gjykata më të larta.

Kjo kërkesë e parë u shqyrtua pa praninë e palëve, vetëm mbi bazë dokumentesh. Pas plotësimit të gjykatës me numrin minimal të gjyqtarëve të mëvonshëm për shqyrtim të çështjeve, në vijim Kushtetuesja do të gjykojë dhjetëra çështje në pritje, mes të cilave edhe ankimi i bërë për zgjedhjet e 23 qershorit 2019 dhe për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH