Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sqaruar kushtet e reja që Bundestagu gjerman i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE.
“Shqipëria sot është ku e ku në raport me kriteret dhe kërkesat e vendosura për integrimin. Dëgjova njërin këtu që tha se kishim 3 kushte, u bënë 9 kushte. Çfarë do me thënë kjo? KE para një viti tha “plotësoni këto 3 kushtet, që të hapim negociatat”. Ne këto 3 kushte i kemi plotësuar.
Nëse shkon për një krushqi dhe të thonë kemi këto 3 kushte, pasi t’i i plotëson të thonë se kanë kushte të tjera, kjo do të thotë se nuk janë gati ata. Mos u bëni qesharakë”, theksoi Rama. /Gazeta Liberale