Aktualitet

Kushtet e Albin Kurtit, Rama: Pres takimin, i firmosëm marrëveshjet

Shkruar nga Liberale
Kushtet e Albin Kurtit, Rama: Pres takimin, i firmosëm marrëveshjet

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë këtë të enjte turin dy ditor në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në përgjigje të kërkesës së kryeministrit Kurti për të mbajtur mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama bën me dije se janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet e mbledhjes së anuluar të firmosura prej qeverisë shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në Twitter, ku shton se në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës pritet tashmë konfirmimi nga Prishtina zyrtare.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama në Twitter.

Çfarë deklaroi Albin Kurti ditën e djeshme?

Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm. Në mënyrë që këto marrëveshjet e dakorduara të mos mbeten në sirtar unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen dy ditë në Prishtinë ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan liderë si kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur e vazhdon ta mbështesë procesin e Berlinit. Është për mua e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Për takime personale ne të dy kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo në takime të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH