Aktualitet

Kushi shpjegon arsyen e zhvillimit të mësimit alternativ në shkolla

Shkruar nga Liberale
Kushi shpjegon arsyen e zhvillimit të mësimit alternativ në

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në studion e Euronews Albania foli rreth sfidave me të cilat po përballen institucionet edukuese në Shqipëri, për shkak të pandemisë Covid-19.

Duke folur për rregullat e reja për zhvillimin e mësimit në mënyrë të kombinuar online dhe në klasa, znj. Kushi tha se ky është vendim është marrë nga Komiteti i Ekspertëve Teknikë duke parë ecurinë e pandemisë Covid-19.

“E para, shkollat nuk janë mbyllur dhe e shoh që interpretohet sikur ato janë mbyllur, ne po zbatojmë një skenar, i cili është shumë fleksibël. Aty ku ka numër të lartë të nxënësish, ku ka pasur raste të infektuarish duhet të përdoren strategji të tjera. Ne kemi informacion për çdo shkollë dhe ne nga 1760 shkolla në gjithë vendin, në 1100 shkolla, 68% e nxënësve e bëjnë mësimin vetëm me një turn, por ka raste që e bëjnë edhe me disa turne”, tha ajo.

Sa i takon zhvillimit të mësimit online, ministrja e Arsimit tha se universitet tashmë janë më të përgatitura për të ndihmuar studentët në përvetësimin e dijeve. Ajo theksoi se sipas raportimeve që kanë bërë universitet, rezulton se 97 % e studentëve kanë askses në internet.

E pyetur se kur mund të hapen auditorët për studentët, ministrja Kushi tha se ky vendim i përket Komitetit të Ekspertëve Teknikë, të cilët sipas ecurisë së pandemisë do të japin edhe udhëzimet përkatëse për shkollat dhe universitetet.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH