Aktualitet

Kushi shkon në Korçë dhe takon pedagogët/ Rrëzohet vendimi i Senatit për t'u bashkuar me Universitetin e Tiranës

Shkruar nga Liberale
Kushi shkon në Korçë dhe takon pedagogët/ Rrëzohet

Është pezulluar vendimi i Senatit të Universitetit "Fan S. Noli", për t'u kthyer në një filial të Universitetit të Tiranës. ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shkuar në Korçë dhe ka zhvilluar takime me pedagoget, teksa u shpreh se trupa akademike por edhe drejtuesit ranë dakord qe Universiteti i Korçës te mos bashkohet me atë të Tiranës por të qëndrojë autonom.

"Universiteti i Korçës do të vazhdojë, por do të rritet më tepër. Potencialet janë aty, ka studentë dhe staf i mrekullueshëm, si edhe kapacitete. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka pasur propozime të ndryshme, jo vendime, e rëndësishme është që ti diskutojmë ashtu si bëmë sot. Dhe vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit. Pyetja për 53 programe studime: Universitetet duhet të jenë avantgard e zhvillimeve dhe nevojave që ka. Është hapur së fundmi një program për marketingun dixhital. Profilizimi do të thotë që shumë programe do zhvillohen, disa të tjera që si përgjigjet Korça, edhe mund të mbyllen. Ato që janë drejt tkurrjes dhe që nuk lidhen me zhvillimin dhe traditën, mund të mbyllen. Çështja e bashkimit me universitetin e Tiranës ka qenë vetëm një propozim, jo vendim. Ndaj u diskutua sot dhe u vendos që nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim.

Rektori i Universitetit te Korçës, u tërhoq nga vendimi për t’u bashkuar me UT duke e konsideruar vendimin e senatit një propozim alternativ.

"Ishim përballë alternativave, nëse ka të tjera më të mira ne jemi dakord. Do ndjekim hapat në vazhdim, duhen ndërrmarrë reforma dhe e ardhmja do jetë më e mirë", tha Bello.

Deputeti i Korçës Niko Peleshi e konsideroi të pamatur dhe nxituar vendimin për bashkimin me UT, duke inkurajuar vazhdimësinë e këtij insitucioni si autonom. Universiteti i Korçës është pjesë e identetit të këtij qyteti dhe si i tille nuk mund të cënohet.

Kushi dhe Peleshi iu kanë bërë thirrje maturantëve të zgjedhin programet e Universitetit Fan Noli, disa prej të cilave janë prioritet kombëtar dhe studentet do të paguhen me vlerën e pagës minimale deri në përfundim të studimeve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH