1

Kushi në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ftesë të rinjve të shkruajnë saktë, bukur dhe qartë gjuhën shqipe

               Publikuar në : 15:55 - 22/11/21 liberale

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke u bërë të rinjve edhe një thirrje në lidhje me drejtshkrimin.

“Të dashur të rinj dhe të reja! Le t’i japim vlerë çdo shkronje. Le të shkruajmë sa më saktë, bukur dhe qartë gjuhën shqipe”- shkruan ministrja.

Statusi i plotë
Sot përkujtojmë 113-vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet më të shënuara të kombit shqiptar.

Është krenari të kujtosh ata 50 delegatë të Kongresit të Manastirit, të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët na lanë si trashëgimi një thesar kaq të çmuar, si Alfabetin tonë. Të dashur të rinj dhe të reja!

Le t’i japim vlerë çdo shkronje. Le të shkruajmë sa më saktë, bukur dhe qartë gjuhën shqipe!

Gëzuar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës sonë!


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back