Aktualitet

“Kush ta bëri këtë”, vëllai i 19-vjeçares vajton të motrën në spital

Shkruar nga Liberale
“Kush ta bëri këtë”, vëllai i 19-vjeçares

Vëllai i 19-vjeçares Rezarta Hajdari ka shpërthyer në lot e thirrje vajtuese, sapo ka mbërritur në dyert e Spitalit të Elbasanit, në morgun e të cilit ndodhetmotra e tij e pajetë.

“Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove…Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ça mi bënë motrës time”, qan me ngashërima i vëllai teksa njerëz të afërm mundohen ta qetësojnë të riun.

Rezarta dhe Olsian Hajdari u  gjetën në banesën e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit nga nëna e 27-vjeçarit. E reja u gjend pa shenja jete, ndërsa Olsiani është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Ata kishin vetëm 5 ditë që ishin martuar dhe dyshohet se janë vetëhelmuar./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH