Aktualitet

Kush janë ‘të fortët’ që u kontrolluan për atentatin ndaj prokurorit

               Publikuar në : 12:15 - 09/11/19 liberale

Për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja policia ka vënë në pranga deri tani vetëm një person, Redjan Rraja. Por ndërkohë, policia ka vijuar kontrollet për të gjetur atentatorët e tjerë që u përfshinë në ngjarjen e 1 nëntorit, ku mbeti i plagosur prokurori, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Landi Muharremi apo me nofkën Rrumi, si dhe shoferi i tyre Andi Maloku, i cili ndërroi jetë të enjten në Spitalin e Traumës.

Sipas Report TV, kontrollet kanë vijuar në disa qytete, si Elbasani, Durrësi, Fushë-Kruja, Shkodra, Lushnja e Vlora. Vetëm mbrëmjen e enjte, policia ushtroi kontroll në banesën e biznesmenit Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”.

Në sitën e policisë, mësohet se kanë rënë banesat e një sërë personash të njohur e me precedentë të theksuar kriminalë. Pak ditë më parë kontroll është kryer edhe në banesën e Durim Bamit, por as ai nuk është gjetur në banesë.

“Kontrollet e policisë thuajse në të gjithë vendin po vijojnë. Kontrolle janë kryer edhe në banesat e personave që paraqesin rrezikshmëri të lartë, një pjesë e të cilëve dyshohet të jenë autorë e bashkëpunëtorë në atentatin e ndodhur më 1 Nëntor, si dhe po verifikohen lidhjet e tyre me të dyshuarit”, thanë burimet pranë policisë për Report./Gazeta Liberale

Tags: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *