Aktualitet

Kush janë 4 “kokat” e trafikut që udhëruan marrjen peng të Prengës

Shkruar nga Liberale
Kush janë 4 “kokat” e trafikut që udhëruan marrjen

Zbulohen identitetet e katër personave, që urdhëruan marrjen peng dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, më 17 janar në Kamëz. Ata që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës, dyshohet se kanë aktivitet kriminal në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur inicialet e 4 personave që urdhëruan për rrëmbimin.

M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri./BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH