Aktualitet

Kush ishte roli i 29-vjeçarit në atentatin ndaj prokurorit Ndoja

               Publikuar në : 20:27 - 05/05/20 liberale

Ariol Halilaj, 29 vjeç është arrestuar nga policia si një nga bashkëpunëtorët e autorëve të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në nëntor të vitit të kaluar.

Në këtë atentat u plagos prokurori, miku i tij, Aleksandër Laho si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit humbi jetën disa ditë më vonë në spital.

Ndërkaq, 29-vjeçari me origjinë nga Skrapari është cilësuar nga policia si bashkëpunëtori kryesor i autorëve. Abcnews mëson se Halilaj ka bërë rolin e shoferit pasi u qëllua mjeti i prokurorit. Ky i fundit ka ardhur me një mjet tjetër dhe ka marrë Redjan Rrajën dhe të dyshuarin tjetër.

29-vjeçari nuk ka qenë në kërkim nga policia më herët. Ditën e sotme ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Pak orë pas mesditës është bërë verifikimi dhe vënia e masës së sigurisë, ndërsa pak orë pas vendosjes së kësaj mase sigurie është bërë edhe arrestimi i tij.

Ndërkaq, prej muajsh ndodhet në qeli Redjan Rraja, një nga autorët.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back