Pasditja e shtunës ishte tragjike për Florindin Belliun. 35-vjeçari që i dha fund jetës së tij dhe të bashkëshortes ishte një emër që njihej në Tiranë, pasi prej disa vitesh ishte angazhuar në disa filma.
Florind Belliu kishte përfunduar Akademinë e Arteve, dhe pas përfundimit të studimeve kishte provuar që të angazhohej me disa produksione filmike, por edhe me role episodike në teatër.
Para disa vitesh ai u largua për në SHBA, aty ku me bashkëshorten e tij, Ornelën, tentuan që të nisin një jetë të re. Në SHBA, Florind Belliu punoi për disa kohë si agjent i pasurive të paluajtshme.
Ai madje pati luajtur në teatër krahas aktorëve të tjerë të Teatrit Eksperimental në Tiranë.
Ishte mik dhe i njohur thuajse të gjitha aktorët e rij dhe të njohur të vendit.
Në një intervistë të dy viteve më parë tregonte se kishte nisur të shkruante dy libra, njërin me synim për skenar filmi dhe kërkonte që ta prezantonte tek Netflix.
Në një intervistë për “Euroneës Albania”, aktivisti Marsel Rupi tregoi se disa muaj më parë Florind Belliu i kishte kërkuar një vepër të Mirush Kabashit për ta vënë në skenë në SHBA.
Florind Belliu njihej edhe si praktikant i besimit islam.
Çifti kishte dy fëmijë, 6 dhe 2 vjeç dhe ishin vendosur në lagjen “The Bronx” të Nju Jorkut vetëm 3 muaj më parë.
Policia po heton të gjitha pistat e mundshme, ku nuk përjashtohet ajo e vrasjes së dyfishtë.