Globi

Kush hyn në Greqi duhet të bëjë testin për koronavirusin

Shkruar nga Liberale
Kush hyn në Greqi duhet të bëjë testin për

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis prezantoi këtë të mërkurë planin e qeverisë për mbështetjen e bizneseve të dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Plan i cili synon ringjalljen e turizmit dhe sektorë të tjerë të ekonmisë e që arrin në 24 miliardë euro në total.

“Po flasim për një krizë globale ekonomike. Sidomos për Greqinë, rreziku është ndoshta më i madh. Jo vetëm sepse kriza po godet fushat kryesore, por edhe sepse pandemia ndaloi rrjedhën në një kohë kur vendi po ecte me shpejtësi drejt zhvillimit. Ne synojmë që në vitin 2021, një vit emblematik për vendin tonë ku do të ecim në mënyrë të qëndrueshme drejt së ardhmes optimiste. Programi i kalimit nga pasiguria e sotme në sigurinë e së nesërmes, do të kërkojë deri në 24 miliardë euro. Dhe bazohet në tre shtylla: mbështetje, ulje taksash, stimulim i biznesit”, tha Kryeministri.

Gjatë prezantimit të planit, Mitsotakis njoftoi se sezoni i turizmit do të fillojë zyrtarisht në 15 qershor, ndërsa për të huajt që synojnë destinacionit turistike kryesisht nga vendet europiane, nis më 1 korrik.

Por këta të fundit do të duhet t’i nënshtrohen testit për Covid 19 para se të shkojnë në destinacion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH