Showbiz

Kush gënjen? Tha se ka dikë jashtë, por flirton me Keisin, Robert Aliaj i zbulon sekretin djalit

Shkruar nga Liberale
Kush gënjen? Tha se ka dikë jashtë, por flirton me Keisin, Robert

Babai i Kristit, Robert Aliaj në një lidhje telefonike me emisionin "Fan Club" ka thënë se, djali i tij mund të ketë ndonjë lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, por ai nuk është në dijeni.

"Portalet shqiptare bëjnë thashethemaxhiun, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë", tha Roberti.

I pyetur nëse sheh në horizont një lidhje me Keisin, Roberti tha se duhet të ketë diçka të veçantë.

“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka", u shpreh më tej.

Ndërkohë, kujtojmë se, Kristi gjatë një Prime në Big Brother foli edhe për puthjen e tij me Zhaklin Lekatarin në programin "Love Story", ndërsa më pas sqaroi se ka një person, që e pret jashtë dhe që nuk ka asnje interes romantik brenda shtëpisë.

"Gjëja e fundit që do të doja ishte të vija në Big Brother për romanca, sepse unë kam një person që po më pret dhe të jemi të qartë nuk kam asnjë lidhje me interes romantik.", tha Kristi. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH