Aktualitet

Kush fshihet pas saj? PD çon në SPAK kullën me 58 kate që do të ngrihet pas TOB-së

Shkruar nga Liberale
Kush fshihet pas saj? PD çon në SPAK kullën me 58 kate që

PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka përgatitur një kallëzim penal për kullën që pritet të ndërtohet pas TOB. Kulla 58 katëshe do të ndërtohet pas Teatrit të Operas.

Burimet bëjnë të ditura se nesër, kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin bashkiak te Tiranës, Eni Papa, do të dorëzojë në SPAK një dosje të plote denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë.

Jo rrallëherë ndërtimet e reja ne Tirane janë konsideruar nga studime dhe investigime te ndryshme si mënyra më e mirë për të pastruar paratë e pista.

Pas kullës prapa Teatrit të Operas dhe Baletit, e cila pritet të jetë më e larta në Tiranë, mediat kanë aluduar se qëndrojnë biznesmenë të lidhur me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit dhe kjo është arsye e heshtjes së tij.

Berisha akuzat i ka quajtur shpifje, por nuk ka sqaruar se kush fshihet pas saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH