Aktualitet

Kush është zyrtari i policisë që u prangos si bashkëpunëtor në vrasje… dhe kërkesa e familjes Ademaj në polici për zhvarrosjen e Liridonës

Shkruar nga Liberale

Një person i tretë është arrestuar mbrëmjen e djeshme në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

I arrestuari është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai u prangos disa orë pas autorit që kreu vrasjen dhe bashkëshortit tê viktimës, Naim Murseli, i cili e ka porositur dhe e ka pranuar fajësinë.

I arrestuari i fundit është edhe nipi i Naim Murselit dhe me të njejtin në bazë të fotografive kanë kaluar shumë kohë së bashku.

Familja e Liridonës shkon në Polici, kërkon zhvarrimin e trupit nga fshati i Naim Murselit

Burimet e mediava kosovare kanë bërë të ditur se familjarët e Liridona Murselit kanë kërkuar zhvarrimin e trupit nga fshati i Naim Murselit.

Sipas burimeve, familja Ademaj ka shkuar në Polici dhe e ka paraqitur kërkesën e tyre.

Varrimi i Liridonës është bërë gjatë ditës së premte, ku pas kësaj Policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin, bashkëshortin e saj nën dyshimin se ka paguar për vrasjen e gruas së tij.

Gjithashtu është raportuar se Museli i kishte premtuar dorasit 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, 15 mijë në dorë dhe të tjerat pas krimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH