Aktualitet

Kush është Tesi Basho dhe vrasja në Vlorë për të cilën akuzohet

Shkruar nga Liberale
Kush është Tesi Basho dhe vrasja në Vlorë për të

Pas më shumë se tre viteve në arrati, Tesilvan Basho, i cili konsiderohet nga policia person me rrezikshmëri të lartë u arrestua në Selenicë të Vlorës.

Në një postim në facebook, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilësonte "një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë".

Mësohet se i 38 vjeçari dyshohet se ka qenë i pranishëm në atentatin ku mbeti i plagosur Mikel Mehmeti në Vlorë, janar 2019. Mehmeti konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.

Basho gjithashtu dyshohet se është anëtar i bandës së 'Llanajve' në Vlorë dhe dyshohet se eshte autor i vrasjes së Nikolla Ikonomit i njohur si Laver Tozaj në gusht të këtij viti.

Si u arratis nga burgu

Në 2016-n Basho u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali me çarçaf e shkopa fshese. Gjatë operacionit në Selenice, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas. Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH