Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2019 u fitua nga austriaku, Peter Handke. Shkrimtari austriak është i njohur për deklaratat dhe qëndrimet antishqiptare e proserbe. Por jo më kot ai është antishqiptar dhe proserb pasi gruaja e tij është me origjinë serbe.
“Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”, u shpreh ai gjatë një vizite në Kosovë.
Peter Handke lindi në vitin 1942 në një fshat të quajtur Griffen, i vendosur në rajonin Kwrnten në jug të Austrisë. Kjo ishte edhe vendlindja e nënës së tij Maria, e cila i përkiste pakicës sllovene. Nga viti 1961 ai studioi drejtësi në Universitetin e Grazit, por i ndërpreu studimet disa vjet më vonë kur u botua romani i tij i parë "Die Hornissen" (1966).
Ndërsa çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2018 është fituar nga autorja polake Olga Tokarczuk. Olga Tokarczuk lindi në 1962 në Sulechów në Poloni, dhe sot jeton në Wrocław. Prindërit e saj ishin mësues dhe babai i saj punonte gjithashtu në biblotekën e shkollës. /Gazeta Liberale