Aktualitet

Kush është Princi Henry XIII, drejtuesi i organizatës që po përgatiste grusht shteti në Gjermani

Shkruar nga Liberale
Kush është Princi Henry XIII, drejtuesi i organizatës që po
71-vjeçari, i cili e cilëson veten si “Princi Henry XIII i Shtëpisë së Reuss”, thuhet se është një figurë drejtuese e organizatës që po përgatiste një grusht shteti në Gjermani dhe siç shkruan gazeta “Die Welt”, ai është pronar i një shtëpize gjuetie, Weidmansel. Sipas autoriteteve policore, “Qytetarët e Rajhut” përdorën kështjellën për takimet e tyre dhe aty diskutuan planet e tyre për grushtin e shtetit. Princi 71-vjeçar gjerman ka jetuar vitet e fundit në Main të Frankfurtit dhe konkretisht në lagjen e pasur Westend. Policia gjermane bastisi shtëpinë e tij luksoze mëngjesin e sotëm, komenton botimi gjerman. Në vitin 2019, në një fjalim në një forum botëror të mbajtur në Cyrih, Henry XIII shprehu entuziazmin e tij duke thënë se Republika Federale e Gjermanisë nuk është një shtet sovran. "Në Principatën e Shtëpisë së Reuss" tha ai, "qytetarët kanë një jetë të lumtur sepse strukturat administrative janë të menaxhueshme dhe të qarta". "Nëse diçka shkon keq, ju shkoni te princi." Ndarja e pushteteve është një iluzion për Princin Henry XIII. “Gjermania është një shtet vasal”, kishte argumentuar ndër të tjera ai në forumin “Worldwebforum”, duke përhapur teori konspirative antisemite. Siç komentohet nga gazeta “Die Welt”, princi gjerman kishte theksuar në atë kohë se pas kryengritjeve, siç ishte Revolucioni Francez, qëndronin “përfaqësues të dinastisë Rothschild”. “SHBA financoi regjimin e Hitlerit. Luftërat filluan për të nxitur përhapjen e popullsisë hebreje", kishte shtuar ai. Në korrik 2020, Princi Henry XIII u paraqit si përfaqësues i Shtëpisë së Reuss. Duke folur për pasardhësit e tij, ai tha se disa e konsiderojnë atë "një plak që e ka humbur" dhe është kapur nga teoritë e konspiracionit. 14 vjet më parë, ai mori vendimin të distancohej nga familjarët e tij pasi ata nuk mund t'i kuptonin teoritë e tij. Gjyqtarja 58-vjeçare nga Berlini Brigitte Malzach-Winkenmann pati një rol të spikatur në "Qytetarët e Rajhut" Përveç princit Henriku i 13-të, organizatës ekstremiste “Qytetarët e Rajhut” po i tërhiqte fijet edhe gjyqtarja gjermane Birgit Malzach Winkenmann. Ish-deputetja e partisë ksenofobike AfD është prangosur. Forcat elitare "SEK" mbërritën rreth orës 6 të mëngjesit në shtëpinë e saj në lagjen Wannsee të Berlinit. Autoritetet e arrestuan dhe, siç sqaron shtypi gjerman, i shoqëruar nga punonjës policie, gjyqtarja 58-vjeçare u transferua në Shërbimin Federal të Policisë Kriminale. Ajo ka studiuar për drejtësi dhe ka qenë anëtar i partisë kundër emigracionit AfD nga viti 2017 deri në vitin 2021. Ajo i përkiste “krahut” ekstremist të partisë. Pas largimit nga Bundestagu, ajo u kthye në selinë e saj, në Gjykatën e Qarkut të Berlinit. Në qershor 2022, deputetja e krahut të majtë, kreu i drejtësisë Lena Kreck, aplikoi për pensionin e përkohshëm të 58-vjeçares për shkak të dyshimeve të forta për besnikërinë e saj ndaj Kushtetutës gjermane. Megjithatë, gjykata e refuzoi kërkesën e saj. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, Birgit Malzak-Winkelmann ishte në krye të sektorit të drejtësisë dhe veçanërisht të “strukturave administrative” të projektuara nga “Qytetarët e Rajhut” në periudhën pas përmbysjes së qeverisë. Njëkohësisht, siç thekson gazeta “Die Welt”, përveç princit dhe oborrit, ishte edhe “krahu ushtarak” i organizatës ekstremiste, ku bënin pjesë ish-ushtarë të Bundeswehr-it. Sipas burimeve të sigurisë, ka pasur edhe pjesëtarë të komandove të forcave speciale të ushtrisë gjermane (KSK)./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH