Aktualitet

Kandidoi për zgjedhjet e 25 prillit, kush është përgjegjësja e Kadastrës së Tropojës e shpallur në kërkim

Shkruar nga Liberale
Kandidoi për zgjedhjet e 25 prillit, kush është

Një aksion i madh është zhvilluar në Tropojë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik. Nga njoftimi i policisë u bë me dije, se është shpallur në kërkim përgjegjësja e Kadastrës së këtij qyteti.

Bëhet fjalë për 31 vjeçaren, Ajlin Alfredaj, e cila ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete, në Tropojë, nën siglën e Partisë Socialiste.

“Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë, Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH