Aktualitet

Kush është oficeri i Policisë, i arrestuar nga SPAK

Shkruar nga Liberale
Kush është oficeri i Policisë, i arrestuar nga SPAK

Krerët e SPAK dhe Policisë së Shtetit kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh të FNSH-së dhe RENEA-s gjatë 24 orëve të fundit. Gledis Nanos tha se operacioni është quajtur “Golden Bullet-Plumbi i artë” dhe në kuadër të tij iu janë komunikuar urdhër ekzekutimet nga GJKKO 18 personave.

Mes tyre është edhe një drejtues policie në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, i quajtur Leonard Palushi. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Nano u shpreh se është i vendosur që të pastrojë nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoi agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme.

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se grupet kriminale vepronin në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe ishin të gatshme të paguanin shuma të mëdha parash për të vrarë kundërshtarët e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH