Sport

Kush është Lara Colturi, skiatorja italiane që do të garojë për Shqipërinë

Shkruar nga Liberale

Lara Colturi do të garojë për ekipin kombëtar në sportin e skive. 15 vjeçarja italiane është vajza e Daniela Ceccarellit dhe Alessandro Colturit, të cilët së bashku drejtojnë klubin e skive “Golden Ceccarelli”.

Nëna e Larës, një ish-kampione olimpike në sportin e skive do të drejtojë ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë.

[caption id="attachment_1241782" align="alignnone" width="1024"] Daniela Ceccarelli, mamaja e Lara Colturit dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi[/caption]

Lara Colturi konsiderohet si një nga talentet, që do të kenë një të ardhme të ndritur në Itali, por mesa duket, ajo ka bërë një tjetër zgjedhje, gjë që për mediat vendase është konsideruar e bujshme.

Skiatorja piemonteze, e lindur në vitin 2006 ka zgjedhur rrugën e konkurrimit për një vend tjetër, pra Shqipërinë.

Sipas mediave vendase, Federata Italiane e Sporteve Dimërore (FISI) priste një kthesë nga ana e familjes, por nuk rezultoi kështu.

[caption id="attachment_1241780" align="alignnone" width="1024"] Lara Colturi dhe Ministri i Brendshëm, Bledi ÇuçI[/caption]

Deri në momentin kur Lara të mbushë 16 vjeç nuk ka nevojë për autorizim nga federata italiane për nënshtetësi të një vendi tjetër, kështu që ajo mund të konkurrojë për kë të dojë.

Kujtojmë se, sot Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi u dorëzoi Larës, mamasë dhe vëllait të saj pasaportat shqiptare. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH