Aktualitet

Kush është i riu nga Korça që ndërroi jetë nga Covid-19

Shkruar nga Liberale
Kush është i riu nga Korça që ndërroi jetë nga

Lorent Kreka, 37 vjec nga Korça është një ndër viktimat më të reja të koronavirusit në Shqipëri. Kreka ndërroi jetë dje në Tiranë pasi ishte nisur me urgjencë nga Korça ndërkohë që ishte pozitiv me koronavirus.

I riu ka ndërruar jetë edhe pse nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Kreka kishte një biznes në Korçë dhe disa muaj më parë ai foli për Abc News duke u shprehur se pas mbylljes së pranverës, gjithçka të kishte kaluar dhe tashmë të na prisnin ditë më të mira.

“Kjo situatë na penalizoi nga ana ekonomike dhe psikologjike. Ka qenë situatë e vështirë, por e përballuam dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit. Kemi kaluar një situatë të vështirë. Shpresojmë për më mirë“, shprehej ai plot shpresë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH