Aktualitet

Kush është autorja kineze, favorite për të fituar çmimin Nobel në letërsi për vitin 2023

Shkruar nga Liberale

Can Xue, Haruki Murakami, Margaret Atëood dhe Salman Rushdie janë ndër autorët më të mundshëm për të fituar çmimin Nobel të këtij viti në letërsi, kjo sipas “The Guardian”.

Autorja kineze e avantgardës Xue, 70 vjeçe, po kryeson në Ladbrokes, që i jep shanset 8/1 për të fituar çmimin prestigjioz letrar.

Fituesi do të shpallet mesditën e kësaj të enjteje. “Është një fushë e hapur për sa i përket gjasave, por shifrat e fundit sugjerojnë se lojtarët po rriten me shpejtësi dhe anojnë nga Can Xue,” tha Alex Apati i Ladbrokes, kompania ndërkombëtare e basteve, me qendër në Britaninë e Madhe.

Xue, emri i vërtetë i të cilës është Deng Xiaohua, ishte në listën e gjatë për çmimin ndërkombëtar Booker për romanin e saj “Love in the New Millennium” dhe përmbledhjen me tregime të shkurtra “Live in the Slums”.

Çmimi i jepet “personit që do të ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”, sipas testamentit të Alfred Nobelit të vitit 1895. Këtë vit, çmimi do të rritet në 11 milionë korona suedeze (822,000 paund), nga 10 milionë që ka qenë.

Pas Xue me shanse 12/1 është shkrimtari japonez Murakami, 74 vjeç, romanet e të cilit përfshijnë “Norwegian Wood”, “Kafka on the Shore” and “1Q84”. Ai ka qenë prej kohësh një favorit dhe në vitin 2013 ai ishte i preferuari i prezantuesve me shanset 3-1, megjithëse Alice Munro përfundoi fituese.

Pas Murakami në 14/1 është Gerald Murnane, 84 vjeç, autori australian i romaneve duke përfshirë “The Plains” dhe “Inland”. Puna e tij është shpesh vetë-referuese.

Gjithashtu, shansi 14/1 i jepet 69-vjeçarit László Krasznahorkai, një romancier dhe skenarist hungarez. Romanet e tij përfshijnë “Sátántangó” dhe “ The Melancholy of Resistance”, dhe ai fitoi çmimin ndërkombëtar “Booker” në 2015.

Shtatë shkrimtarëve iu janë dhënë shanset 16/1: Lyudmila Ulitskaya (rus), Atëood (kanadeze), Mircea Cartărescu (rumun), Pierre Michon (francez), Rushdie (india-britano-amerikan) dhe Thomas Pynchon (amerikan).

Çmimi i vitit të kaluar iu dha autores franceze Annie Ernaux , vepra e së cilës është kryesisht autobiografike. Ajo ishte favoritja e basteve për të fituar në vitin 2021./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH