Aktualitet

Kush e di vendndodhjen e tij? Këshilli i Mandateve vendos për imunitetin e Ahmetaj, opozita: Po i jepet kohë të fshehë provat!

Shkruar nga Liberale
Kush e di vendndodhjen e tij? Këshilli i Mandateve vendos për

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve është mbledhur sërish sot për të vendosur mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, por edhe për kontroll në banesën e tij.

Bëhet me dije se nga ana e Kuvendit është kërkuar që seanca në Kuvend për Ahmetajn të mbahet të hënën në orën 17:00, por që ende nuk ka kaluar në votim.  Ish-zëvendëskryeministri rezulton se është larguar nga Shqipëria para se kërkesa të dorëzohej në Parlament. Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani deklaroi në mbledhjen e mbajtur dje se të gjitha provat që janë mbledhur justifikojnë kërkesën për arrestimin e deputetit.

Një ditë më parë, Këshilli e shtyu vendimmarrjen me kërkesë të avokatëve të Ahmetajt, të cilët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Pavarësisht debateve qasja duket pro kërkesës, pra, për t’i dhënë autorizimin SPAK-ut për arrestimin dhe më pas kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Por Kuvendi nuk do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas krye-parlamentares Lindita Nikola çështja do ta shqyrtohet në seancën e radhës, më 20 korrik, dhe pritet që edhe të miratohet. Opozita kërkoi që të ishte nesër në rend dite dhe akuzoi maxhorancën se po i jep kohë Ahmetajt të fshehë provat.

Këshilli i Mandateve u mblodh të martën dhe zhvilloi katër orë diskutime. Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm, por dy avokatët e tij mbrojtës u përballën me kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Avokatët e ish-zv,kryeministrit kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen e mbërritur nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Avokatët bënë me dije para këshillit se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, por siguruan se nuk është as në arrati. Megjithatë nuk bënë të ditur se ku është konkretisht.

Zëri i Amerikës në një artikull rreth vendndodhjes së tij ngriti dyshime se Ahmetaj mund të jetë larguar drejt Kanadasë.

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, si dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH