Aktualitet

Kush do të jetë zëri kryesor i opozitës, ju apo Berisha? Meta: Denoncimet sillini te unë dhe partia ime

Shkruar nga Liberale
Kush do të jetë zëri kryesor i opozitës, ju apo Berisha?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët, aktivistet apo gazetarët, që nuk kanë gjetur hapësirë për të shprehur denoncimet e tyre kundër qeverisë, që tani e tutje t’i drejtohen atij ose forcës së tij politike.

I pyetur se kush do të jetë zëri kryesor i opozitës dhe a është në konkurrencë me Sali Berishën, Meta tha se konkurrenca e vetme do të jetë se kush publikon më shumë denoncime në luftën e përditshme kundër kapjes së shtetit.

"Nuk kam unë asnjë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do të ketë një konkurrencë, që ai e pranon, është luftë e përditshme kundër kapjes së shtetit. Ndaj ftoj çdo partner, çdo qytetar dhe gazetar që çdo denoncim që s’e bëjnë dot ta sjellin te Ilir meta dhe “Partia e Lirisë” dhe të jenë të bindur se nuk do ju dalë emri fare si denoncues siç nuk ka dalë deri tani në të gjitha skandalet e qeverisë që kemi publikuar. Kur qeveria ka vendosur të përgjysmojë Shqipërinë, ta shpërdorojë vendin, Partia e Lirisë do ndezi flakën për të gjithë. Standardet e qeverisjes demokratike duken kur respekton opozitën, median e lirë, të vërtetën dhe tregon se ke vënë mirëqenien e popullit në krye", u shpreh Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH