Aktualitet

Kush do të jetë kryetar i ri i PD-së? Rishfaqja e Bashës dhe bashkimi i mundshëm i partisë, flet Jorida Tabaku: Javës tjetër…

Shkruar nga Liberale
Kush do të jetë kryetar i ri i PD-së? Rishfaqja e Bashës dhe

Jorida Tabaku thotë se nëse Partia Demokratike do të vijojë me të njëjtën situatë opozita do të humbë shumë kohë dhe kjo do ta dëmtonte jashtëzakonisht shumë. “Unë mendoj që zoti Bardhi ka një peshë të rëndë për bashkimin. Shpresoj që grupi parlamentar të fillojë të bashkohet për betejën ndaj kundërshtarit. Dhe mendoj se kjo është sfida më e madhe”, tha ndër të tjera Tabaku.

E pyetur se i përgjigjet kërkesës për të qenë në krye të partisë, Tabaku  tha se në fund të javës tjetër do të ketë edhe një zyrtarizim për këtë çështje. Tabaku ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me Nisida Tufën, ku dha edhe një intervistë dhe u shpreh se Partia Demokratike nuk ka pse identifikohet me liderin. Si i përgjigjeni atyre që ju kërkojnë ju në krye të partisë? Do të pranoni të jeni në krye të PD? Unë në PD i kam fituar gjërat, ndoshta kam ecur më ngadalë, por rruga është edhe më e gjatë. Po i dëgjoj të gjitha palët dhe në këtë moment ka rëndësi që të gjejmë një zgjedhje që e zgjeron PD dhe në diskutime duhet të jenë të gjithë deputetët, apo Kryesia. Javën e kaluar kemi pasur një mbledhje dhe kemi ndarë mendime se kush është më e mira tani. Zgjidhja më e mirë do të ishte të kishim një grup njerëzish pa u nxituar për të future partinë nga një betejë në tjetrën. Besoj që në fund të javës tjetër do të kemi arritur diçka që është e konsultuar me të gjitha. PD nuk ka pse të jetë partia e njëshit, duhet të identifikohet me një fytyrë të re dhe një pamjet të re. Dhe për këtë duhet të ketë një proces normal. Në fund të javës tjetër do të ketë një zyrtarizim. Nuk ka rëndësi se kush bën çfarë, por të japim një mesazh ndryshe. Besoj se duhet të lëvizim nga qasja e individit dhe duhet një vendimmarrje më e gjerë. Dhe e vendos Kryesia e PD se kush do ta drejtojë. Nëse nxitohemi tani, e humbim mundësinë e bashkimit të demokratëve në bazë, kjo është ajo që i referohem kur them partia duhet të bashkohet në bazë. Rishfaqja e Bashës? Diskutimi i bën vetëm mirë PD. Unë theksoj se në duhet  të merremi me shqetësimet e njerëzve, për korrupsionin, për largimin e të rinjve. Ne duhet të zgjidhim problemet tona fillimisht. Besoj që opozita ndodhet në një situatë të vështirë dhe duhet të jemi sa më përbashkues. A duhet të bëjë hap pas Berisha? Besoj që rezultatet duhet të jenë një tregues që PD duhet të reflektojë dhe patjetër të ndryshojë. Pra gjërat për një vit e gjysmë nuk kanë shkuar mirë, dhe kjo duhet të ndryshojë. Si e lexuat rezultatin e zgjedhjeve? Me shumë trishtim, kam qenë ndër të parat që ka reaguar. Kam thënë që për këtë rezultat duhet të shohim nga vetja dhe të kuptojmë se përse PD ka të njëjtën pamje në hartë si në një palë zgjedhje që ne nuk morëm pjesë fare. Besoj që kushdo e ka parë me trishtim e një sens përgjegjshmërie se ç’duhet të bëjmë që kjo të mos përsëritet në 2025 dhe të mos përsërisim gabimet e së shkuarës. Shkodra, çfarë ndodhi? Përse nuk u ruajt vota? Ka shumë arsye, në Shkodër e përgjithësi. në një vit e gjysmë debat PD është dëmtuar shumë. gjuha e përdorur ndaj njëri- tjetrit nuk është alternative. Kishte edhe mungesë alternative që na solli në këtë rezultat. Ishte gjuha ajo që na ndaloi të kishim një bashkim e të dilnim me një kandidat të vetëm. Shkodra ishte rast i veçantë sepse nuk kishte kandidat nga pala tjetër. Duhet ta shohim si refuzim për të votuar alternativën e opozitës.  Ku gaboi lidershipi i PD në këto zgjedhje? 300 mijë shqiptarë, ose 25 deputetë më pak është rezultati më 2021. Refuzim i një pjese të shoqërisë që edhe për shkak të rrëmujës e zhurmës së bërë për 1 viti e gjysmë dhe mungesës së alternativës nuk na dhanë besimin. Ne u fokusuam tek kundërshtia jo tek idetë. Kemi lënë hapësirë edhe në terren. Së treti mendoj që pjesa jonë e opozitës bëri përpjekje maksimale për të pasur kandidatë të përbashkët në terren. Megjithatë besoj që PD mund të ndryshojë Shqipërinë, për atë që përfaqëson. PD është aty, është e gjallë. PD zyrtarisht pati paqartësi edhe për vendimmarrje si do shkohej në zgjedhje, u morën mbi 100 mijë vota që tregon se demokratët janë aty dhe ne duhet të ringrihemi. Duhet të hapim PD. Duhet të lëvizim nga ngërçi i vazhdueshëm që flasim për veten dhe njëri-tjetrin, duhet të flasim për njerëzit që kanë halle ndaj po largohen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH