Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me titullin: Kush do rivalizojë Bashën

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me titullin: Kush do rivalizojë Bashën

Do të jenë katër rivalët e kreut aktual demokrat në garën e 13 qershorit. Kryesia e Partisë Demokratike miratoi dje kandidaturat e Edit Harxhit, Fatbardh Kadillit dhe Agron Shehajt përballë Lulzim Bashës, që pret të ripërtërijë votëbesimin e demokratëve për një tjetër mandat në drejtimin e selisë blu, prej 2013-s.

Grupimi për PD-në, i ngritur pak ditë pas zgjedhjeve dhe që kërkon dorëheqjen e Bashës si pjesë që ata e cilësojnë si përgjegjësi për dështimin tetëvjeçar që i sheh demokratët në opozitë, përzgjodhi zonjën Harxhi dhe Ibsen Elezin për të kandiduar përballë kryetarit.

Zoti Elezi, ish-kreu i PD-së dega Kukës dhe një kritik i zëshëm kohët e fundit i zotit Basha nuk i kaloi filtrat e Kryesisë së PD-së. Kandidaturën për kryetar e kishte dorëzuar edhe ish-diplomati Mujo Buçpapaj e kishte dorëzuar kandidaturën, por ai është dorëhequr për arsye personale.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH