Globi

Kurti takohet sot me Mustafën, pritet formailizimi i bashkëqeverisjes

Shkruar nga Liberale
Kurti takohet sot me Mustafën, pritet formailizimi i bashkëqeverisjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mbi mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek karriget e zbrazëta, ajo e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.

Ai u shpreh më tej, se bashkë me LDK-në duhet të përshpejtojnë formimin e qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.

Kurti edhe një herë është shprehur i vendosur për të mos përfshirë në koalicion Listën Serbe./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH