Aktualitet

Kurti takohet me deputetët e Bundestagut, çfarë biseduan?

Shkruar nga Liberale
Kurti takohet me deputetët e Bundestagut, çfarë biseduan?

Kryeministri i Kosovës  Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, mbrëmë takoi deputetë të Bundestagut nga radhët e Partisë Social Demokrate, Partisë Liberale dhe Unionit Demokristian.

“Gjermania është një vend mik dhe aleate në marrëdhënie bilaterale dhe në integrimin Evropian të Kosovës”, tha kryeministri Kurti gjatë takimit me deputetët Andreas Schwarz, Wolfgang Hellmich, Ulrich Lechte, Renata Alt, Aydan Özoğuz dhe Metin Hakverd.

Siç informoi zyra e kryeministrit, në takim u diskutua edhe për raportet me Serbinë dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri nënvizoi performancën ekonomike, përparimin demokratik, progresin e digjitalizimit të shërbimeve, politikat sociale në shërbim të qytetarëve, suksesin në luftimin e korrupsionit, si veçori që e kanë përshkuar vendin tonë në dy vitet e fundit. Më tej citoi përfundimet e raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve Pa Kufi, Projekti i Drejtësisë Botërore, i Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri dhe i BE-së për Vendin për vitin 2022, të cilat dëshmojnë progresin në fushat përkatëse.”, u bë e ditur në komunikatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH