Globi

Kurti: S’ka marrëveshje me Serbinë pa gjetur të zhdukurit

Shkruar nga Liberale
Kurti: S’ka marrëveshje me Serbinë pa gjetur të zhdukurit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i prerë se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa u zbardhur fillimisht fati i të pagjeturve. Këto komente Kurti i bëri në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ndërkohë 41 organizata joqeveritare të Kosovës dhe Serbisë nuk po shohin përparim në dialogun Kosovë Serbi.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët këto organizata theksojnë nevojën për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në Kosovë dhe Serbi.

Ato kanë kërkuar nga dy qeveritë që të vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme, të përmbahen ndaj retorikave nxitëse ndaj komuniteteve pakicë të ndërmarrin veprime konkrete që qojnë në ndërtimin e marrëdhënieve dhe besimit ndërmjet komuniteteve.

Gjithashtu nga Bashkësia Ndërkombëtare kanë kërkuar përkrahë dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk e dëmtojnë demokracinë Kosovë dhe Serbi si dhe të nxisin debat të gjerë mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH