Globi

Kurti: Referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Kurti: Referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Në 13 vjetorin e pavarësisë të shtetit të tij fituesi i zgjedhjeve të 14 Shkurtit në një deklaratë për universitetin e Oksfordit Albin Kurti i propozon Shqipërisë që ashtu si Kosova të mbajnë paralelisht dy referendume për t'i pyetur reciprokisht qytetarët nëse duan të bashkohen në një shtet të vetëm shqiptar.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë ne duam të saksionojmë të drejtën e mbajtjes së referendumit. Ne ende nuk kemi ligj për referendum në Kosovë. Sapo që të forcojmë shtetin e Kosovës mund të realizohen në mënyrë paqësore dhe demokratike dy referendume në shtetin tonë dhe në Shqipëri që ta zgjidhnin një çështje të tillë. Kur të arrijmë të realizojmë këtë, unë do të votoja pro".

Albin Kurti përjashton ndonjë sjellje të dhunshme për të arritur në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ne nuk duam të shohim asnjë lloj sjellje të dhunshme apo anti demokratike për të bashkuar të dy shtetet tona. Kosova duhet të ketë të drejtën e referendumit për t`ju bashkuar Shqipërisë. Kur ishim të pushtuar ne bëmë një referendum illegal, që nga pavarësia 13 vite më parë nuk kemi mbajtur ndonjë referendum. Në asnjë mënyre ne nuk do të nisim një lufte të tretë ballkanike për tu bashkuar me Shqipërinë.”

Kurti ka folur edhe per korrigjimin e kushtetutes kosovare.

“Kushtetuta e Kosovës ka dy fjali kontradiktore të përfshira në nenin e parë të saj. Fillimisht thuhet se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran dhe brenda po atij neni thuhet se Kosova nuk mund ti bashkangjitet një shteti tjetër. Ne mund të dëshirojmë një ditë të bëhemi pjesë e federatës evropiane dhe do të na duhet të ndryshojmë kushtetutën per t`ju bashkangjitur një federate më të madhe. Në një rast mund të ishte Shqipëria ose Evropa.”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH